Historia

Si një nga ndërmarrjet e para private në Kosovës, zanafilla e saj shtrihet mbrapa deri në vitin 1976, kur dhe u themelua nga z.Myrtez Mikullovci.  Aftësia dhe vullneti i z.Myrtezit për të ushqyer idenë e ndërmarrësisë në kushtet e vështira socio-politike të asokohshme vunë themele të forta për një zhvillim të pandalshëm të kompanisë. Më pas, ndryshimi rrënjësor që shënoi kalimin nga një sistem ekonomik të drejtuar nga shteti në sistemin që favorizonte elementin privat i hapi dyert potencialit zhvillimor të themeluesve. Pa humbur kohë, kompania përshtatet për t’i përqafuar trendet e reja biznesore dhe nga viti 1989, nis të njihet si brendi Emona. Nga vetëm gjashtë punëtorë sa kishte në fillesat e saj, zgjerimi i vazhdueshëm në tregun vendor dhe të jashtëm ka bërë që nën ombrellën e saj operuese si një kompani me përgjegjësi të kufizuara Emona sot të përfshijë 620 të punësuar. Vetëm për tri vjet kompania ka vënë në qarkullim 14 pika të shitjes me hapësira prej 600m2 deri në 10,000m2. Kompania po ashtu ka në dispozicion edhe kontingjentin e vet të automjeteve moderne transportuese.

Misioni dhe Vizioni

Misioni: Ta rrisim biznesin tonë me ndershmëri, duke ruajtur integritetin e konsumatorit. Vizioni: Ideja jonë mbështet vizionin e ofrimit të njëvistre të gjerë produktesh kualitative, me çmime të arritshme për sa më shumë njerëz.

Distributorë dhe Partnerë

Me zinxhirin e marketeve “Emona”, brendi Emona bën shpërndarjen kryesisht të produkteve dhe brendeve ushqimore, po ashtu shpërndan produkte higjienike, kozmetike dhe të veshjes. Ndër brendet ushqimore përmendim: brendin e mirënjohur të çajit Emona Brand, Reggia, Bravo Cooking Cremes, Scarlino, Karmela, Nuts, Waltz, Kondisa, Milkos, Perla di Montara etj. Nga linjat e produkteve higjienike veçojmë: Motlex, Duel, Dermomed, Pavloderm etj. Së voni Emona ka arritur ta shtojë numrin e partnerëve ndërkombëtarë nga e gjithë bota. Partnerët e rinj vijnë nga Belgjika, Republika Çeke, Gjermania, Hungaria, Italia, Polonia, Bullgaria, Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Turqia, Maqedonia, Shqipëria, SriLanka, Maroku, Kina, Argjentina etj. Emona u mundëson konsumatorëve aktivitete promocionale në marketet e veta dhe në marketet e partnerëve, më qëllim që ta pasurojë ofertën ndaj konsumatorëve. Për artikuj të rinj organizohen ngjarje ku ftohen blerësit potencialë për ta vlerësuar produktin. Nëse produkti vlerësohet pozitivisht nga shumica e partnerëve (blerësve), produkti vihet në qarkullim edhe në pikat e tjera të shitjes.